SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Me këngë dhe valle si dikur! Hapet tuneli i Llogorasë, 5 euro kalimi

Tuneli i Llogorasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite. Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

 

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, tha se ky është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tunelit.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku një ditë para hapjes së Tunelit të Llogarasë tregoi detaje të reja se si do të funksionojë, në një intervistë live për “Top Story” me Grida Dumën.

Balluku gjithashtu zbuloi se këtë vit tuneli do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?