SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

KQZ vendos/ Shpallet i pavlefshëm mandati për kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Beleri siguroi votat dhe fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, por dy ditë para se të mbaheshin lokalet, u arrestua për blerje votash.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin. KQZ vendos që t’i heqë mandatin Fredi Belerit”, tha Celibashi ndërsa deklaroi mbylljen e seancës. Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?