SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Fredi Beleri mbërrin në KQZ, sot pritet të jepet vendimi për mandatin e tij

Kreu i Zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka mbërritur pak minuta më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku sot do të vendoset për mandatin e tij.

Ai është shoqëruar nga efektivë të policisë, pasi vuan dënimin në burgun e Fierit për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar.

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj nuk është njoftuar për këtë procedurë.

“Nuk është njoftuar për veprimet hetimore dhe për këtë shkak bazuar në ligj paraqes kërkesën për Belerin që t’i jepet mundësia që të dëgjohet, duke qenë se është subjekt i interesuar. T’i dërgohet kopja e dosjes administrative, që të ketë mundësinë të japë mendimin e tij. Është mbyllur procedura pa iu dhënë mundësia të japë mendimin e tij lidhur me procedurën”, u shpreh avokatja.

KQZ-ja vendosi që Beleri të dëgjohet në seancën e sotme.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak muaj më parë të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?