SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Zbardhen emrat/ Kush janë dy të arrestuarit e tjerë bashkë me Ilir Beqajn

Janë zbardhur emrat e dy personave të tjerë të cilët janë arrestuar, bashke me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE.

Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë  Ermal Kurtulaj, një nga njerëzit më të besueshëm të Beqajt, si dhe shtetasi Alfred Nikolla.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë dhe teksti

Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Mësohet se në total janë lëshuar 5 urdhër-arreste, ku për tre prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për dy të tjerë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive

Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?