SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizePolitikeShkrime

Gjergj Hani i “përvishet” Bashës: CILI JENI JU ZOTI SORGE ?

CILI JENI JU ZOTI SORGE ?
Burrat gjykohen nga veprat, sofistët nga fjalët. Ky duhet të jetë kriteri I gjykimit, për të patur një vlerësim objektiv, mbi këdo që në një mënyrë apo një tjetër ndikon në jetën e shoqërisë.
Një vit më parë dola si kandidat për kryesinë e PD-së, përballë Lulzim Bashës, me një akuzë të thjeshtë e të rëndë në adresë të tij. Deklarova publikisht në emisionin “Të pa Ekspozuarit”, dhe në ato pak takime të përbashkëta me elektoratin e PD-së, që mundësoi stafi I Bashës se: “Nëse Basha merr Partinë Demokratike, kjo forcë politike shuhet”.
Koha më dha të drejtë, ndonëse aso kohe, askush nuk morri mundimin të më bënte një pyetje të thjeshtë e të natyrshme; Mbi c’baza arsyetimi ti del në një konkluzion të tillë !?
Në këndvështrimin tim, nuk është se duhej ndonjë mëncuri e madhe për të arrirrë në një përfundim të tillë. Mjaftonte të shihje anonimatin e relativizmin me të cilin Basha u kthye në krye të PD-së, kryesinë e së cilës, de jure, nuk e kishte lëshuar kurrë. Thjesht kishte deleguar firmën.
Ne shqiptarët, kemi bashkëjetuar gjatë me të keqen absolute. Aq gjatë sa nuk jemi më në gjëndje të mendojmë, arsyetojmë, apo të vendosim jashtë kornizave që na vendos pushteti absolut I të parit. Nën trysninë e pushtetit që mishërohet nga lincimet e militantëve të radhës, që ndryshojnë shumë pak mes krahëve, ne nuk arrijmë të shohim, e aq më pak të pranojmë të vërtetën për atë që është.
Politika konsiderohet shkencë, dhe si e tillë duhet ti përgjigjet pyetjeve që I përkasin fushës së saj. Ndaj Lulzim Basha përpara se të na paraqitet si Ex Deus Machina, apo si prestigjiatori që në cdo rast arrin të nxjerrë lepurin e ri nga cilindri I vjetër, duhet tu përgjigjet një sërë pyetjesh që I kam bërë një vit më parë, e të cilave nuk u ka dhënë kurrë përgjigjie.
1 Ju zoti Basha keni qënë për 18 vet alter ego e Sali Berishës. Kur e morët vesh ju zoti Basha se Berisha kishte minuar demokracinë, kur jua thanë amerikanët !?
2 Cili ka qënë pushteti juaj rreal në vendim marrje në krye të PD-së !?
3 Ju zoti Basha a e konsideroni veten bashkëpuntor me Berishën në minimin e demokracisë në momentin që në cilësinë e kryetarit të partisë firmosët aktin e braktisjes së mandateve !? Braktisjen e zgjedhjeve locale, apo reformës territoriale !?
4 Përse ju zoti Basha nuk u shpjegoni shqiptarëve se cdo të thotë minim I demokracisë, e kur dhe si Berisha ka minuar demokracinë !?
5 Përse zoti Basha ju dhimbset fati I Berishës, gjë të cilën e keni përsëritur në cdo daljen tuaj televizive !? Apo mos vallë doni të na mbushni mëndjen se njeriu Sali ndryshon nga politikani Berisha !?
6 Përse ju zoti Basha nuk keni marrë mundimin e nuk keni pranuar kurrë që brënda partisë të bëhej një analizë në themel mbi gjithë sa ka ndodhur !?
7 Përse ju zoti Basha blinduat selinë, e na futët në një përplasje të dhunshme me 8 janar e as një muaj më pas u larguat sikur asgjë skishte ndodhur !?
8 Përse gënjyet zoti Basha, kur përpara zgjedhjeve locale deklaruat se do të merrnit pjesë në fushatë si deputet I PD-së, e më pas braktisët cdo gjë duke u zhdukur si zakonisht !?
9 Përse na gënjyet zoti Basha, kur na thoshit se kisht mbështetjen e amerikanëve, ndërkohë që nuk ju priste as pastruesja e Departamentit të Shtetit !?
10 Përse ju zoti Basha nuk dëgjuat kurrë zërat brënda kryesisë që ju thoshin se strategjia juaj po na conte drejt humbjes, e humbja ndodhi !?
11 Përse ju zoti Basha na thoshit në mbledhjet e kryesisë se vendimi I gjykatës do të ishtë në favorin tonë në mënyrë të padiskutueshme, e më pas ja hodhët fajin Ramës për humbjen !? Apo mos vallë kishit ndonjë marrveshje të fshehtë me Ramën, për të cilën demokratët nuk dinin gjë, e Rama në castin e fundit ju shiti tek Berisha për interest e tij !?
12 Përse ju zoti Basha, pas humbjes së rradhës nuk dolët me krye në hi, përballë atyre që të kishin besuar ( unë jo ) e tu thoshe se dështove me strategjinë e zgjedhur dhe humbe betejën politike, që në të vërtetë nuk e bëre kurrë !?
13 Dhe pyetja e fundit nëse mund ti përgjigjesh: Cili jeni ju zoti Sorge ?
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?