SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Çuçi: Rama e hoqi sapo mësoi se Florian Coldea ishte agjent ” Sigurimit të Rumanisë:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi iu është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit për këshlltarin e Ramës, që sipas tij ishte një agjent i Sigurimit të Rumanisë, gjeneral Florian Coldea.

Çuçi tha se sapo është mësuar ky fakt, është shkarkuar nga ana e Ramës.

“Zonja Nikolla mbani rendin e seancës. Kryetares së Kuvendit nuk mund et t’i drejtoheni në atë mënyrë, me një fjalor të tillë. Jam me atë që u drejtove. Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar. Merrni masa, qoftë nga deputetët e opozitës apo dhe ata të PS-së, që t’i përjashtoni menjëherë nëse ka shkelje dhe fyerje.”, tha ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?