SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu!

Bejko foli në ‘Studio Live’ lidhur me të ardhmen e grupimit të demokratëve euroatlantikë të Lulzim Bashës pjesë e së cilës është dhe ai. Për Arbër Hitajn, Bejko nuk e fsheh zhgënjimin me lidershipin e Bashës.

‘PD e humbi çështjen e vet në gjykatë. Ia ktheu legalitetin Sali Berishës. U hoq shansi që PD ti pastrohej emri. Ia humbën gjyqtarët. Pse vepruan kështu le ta analizojnë kush të dojë. Para se ta kërkoj tek të tjerët fajin e gjej tek vetja. Ne nuk përfaqësuam PD atje ku duhet të ishte. Atë ndezje që i bëmë ne në fushatën e vitit të kaluar doja të vazhdonin edhe më vonë. Prandaj doja zgjedhje në PD që lidershipi të ishte në detin e trazuar.

Zoti Basha zgjedhur një strategji soft, na kishte premtuar seku do të jetë në krye do ta vazhdojë atje ku e latë ju. Nuk u bë kjo. Ishte e trishtë. Pavarësisht se vijon të pretendojë se ishte rruga e duhur për të mos dalë në betejë. U krijua mendimi që këta ose nuk duan të bëjnë betejë ose teoritë që Basha nuk ka ndryshuar fare. Duke mos u përplasur. Sa kanë ndikuar këto në vendimin e gjykatës nuk e di. Them  që ishim deficitar edhe prej zotit Basha.’

Për Bejkon mesa duket, Rama e ka të siguruar tashmë mandatin e katërt dhe kjo edhe falë mospërballjes së Bashës as me Ramnë as me Berishën.

‘Në momentin që mora vesh që Basha donte të kthehej në PD. Mandatin e katërt Edi Rama mesa duket e ka të garantuar. I kam kërkuar 3 garanci Bashës, njëra a ke ndryshuar në raport me sjelljen nga 9 shtatori në raport me Berishën dhe tha patjetër. Do bëj beteja tha. E dyta kërkova si e keni raportet me SHBA. Më garantoi raporte shumë të mira. E treta a do garantohet legaliteti i partisë. Përderisa jemi me të drejtën e kemi të garantuar këtë pjesë.’

Më tej, Bejko e përjashton mundësinë e një fraksioni tek Berisha dhe Flamur Noka.

‘E ardhmja e zymtë deri në ato momente që PD ka marrë vulën. Në momentin që u ndava nga berishizmi. Nuk është thjesht individi Berisha, praktika politike që zbaton Sali Berisha. Të futesh fraksion tek Berisha, Flamuri është të mos njohësh realitetin. Berishizmi nuk e pranon të ndryshmin. Po të ishte e vërtetë që do donin bashkimin, e para duhet të kishin strategji, e para me tërheqjen e Sali Berishës.’

Bejko zbulon edhe qëndrimin e Bashës në mbledhje për të ardhmen e grupimit.

Zoti Basha më shumë i mendimit që të vijojmë me gjendjen si sot pa parti. Nuk jam dakord me këtë. Jam dakord për rekursin. Ne u sulmuam nga zoti Berisha. Ju thoni çfarë do bëhet. Basha do të vazhdohet siç është, do të mbajë grupin të paregjistruar. Të bëjë rekursin. Mendoj se zoti Berisha e mbajti të paregjistruar se e kishte jetë a vdekje dhe e mori. Berisha kishte para. Krijoi një shumicë të qëndrueshme rreth vetes. Pati mbështetjen e Ramës dhe oligarkëve. Ka qenë i përkëdheluri i Ramës.’

Por sipas tij duhet patjetër krijimi i një partie të re, ide e cila mesa duket nuk mbështetet nga Basha.

‘Varianti i tretë është për të bërë një parti të re. Jam me varianti për rekurs dhe krahas rekursit partie re. Nuk mund të kesh program pa patur parti. Nuk duhet të jemi si Berisha. Nesër ka një mbledhje e Këshillit Kombëtar. Ish struktura. Do merret një vendim. Edhe po të merret po të duash mund ta zbatosh. Jam për polin e tretë, nuk varet nga njëra palë. Do ketë një tryezë me drejtuesit e partive të djathta. Por mblidhen kur kanë nevojë.’

Së fundmi, ai thekson se Basha ka dështuar përballë Ramës dhe Berishës dhe tashmë është krijuar një krizë e besimit nga njerëzit për lidershipin e grupimit, por edhe mosbeism për lidershipin politik në Shqipëri, situatë e cila sipas Bejkos përfiton Rama.

‘Kriza më e madhe tek ne ishte kriza e besimit tek lidershipi i partisë. Gjithsecili duhet ta shikojë shkallën e besueshmërisë lidhur me publikun.’

 

G.K/ReportTv.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?