SPRINT NEWS ALBANIA

Poezi

ERDHA NË KTË BOTË, VEC PËR NJË VIZITË-Poezi nga Met Fidani

ERDHA NË KTË BOTË, VEC PËR NJË VIZITË
Si të gjithë, dhe unë, Metka nga Devolli
Mbi dhe, nuk kam për tu tharë
Zoti që në jetë më solli
Një ditë, prapë do më marrë
&
Atë ditë, të ngrini sazet e muzikë
Do ti them barkut që le pas
Se Zoti do më cojë mbret në Galaktikë
Gjuhën e yjeve do flas
&
Atë ditë këndoni, mos më qani, pra
Mërzitjen e flakni në lumë
Se jetës, c’i kërkova më dha
Nuk desha më shumë
&
Se kalanë e ngrita, gur mbi gur
Barkun e trashëgova me mbesa e nipër
Por një ditë do iki, si dihet se kur
Ai e di, Ai, atje sipër
&
Jetën e vërtita, me aq sa kisha
Ku bukthatë, e ku me shëllirë
Gojën, me askënd nuk e prisha
Të mbahem mend, për mirë
&
Këndoni, se barku kurrë s’mu lëndua
Kjo më lumturon
Mos qani pra, asgjë s’po ndodh me mua
Thjesht do ndroj nje stacion
&
Dhe brenga kam patur, dhe jo pak
Por fshehur i kam, në cdo rrudhë
Do ti marr me vehte nën kapak
Atë ditë kur të nisem për udhë
&
Por ju, nuk dua të qani atë ditë
Floridës me shira e me vapë
Në ktë botë erdha, vec për një vizitë
Dhe do iki prapë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?