SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Edi Rama: As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës.

Edi Rama: As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës. Besim Elezi me kolegë i dha dritë këtij spitali, në kushtet më mizerabël, me mjete si në spitalet e mesjetës në Francë. Në këtë territor ku jemi sot, mungonte thuajse gjithçka, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Sot nuk mungon thuajse asgjë, por fatkeqësisht, jo gjithnjë, figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me Betimin e Hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është përgjegjësi, por në punën tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me njeriun lidhet fati i shëndetit të tij. Por të marrësh licensën dhe të përdorësh uniformën më simbolike si maskat e grabitqarëve të bankave dhe të nxjerrësh para me ilaçin e të sëmurëve, është krim kundër njerëzimit. Koha e Besim Elezit ka ikur, kjo kohë, sikurse jep mundësi të reja, e bën njeriun të pandjeshëm.

Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet se radhët e shëndetësisë jan pastruar nga zullumqarët e shëndetit. Rrjetat e merimangave të onkologjikut ishte më zi se korrupsioni i marrjes së parave për shërbimin, ishte krim kundër njerëzores. Tani të rikërkosh sot heronj si Elezi, kur mjekët shkonin në luftë me shpata, kur bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Se po të mos ishin sot heronjtë kur Shqipëria u përball me Covid, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë nën kthetrat e atij armiku të padukshëm do të kishte ku e ku më i madh.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?