SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Izraelitët “nuk e duan” më Netanyahun, publikohet sondazhi

Një sondazh i kryer nga “Channel 12” i Izraelit tregon se rreth dy të tretat e izraelitëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk duhet të kërkojë një mandat tjetër në pushtet, por duhet që të largohet nga politika.

Vetëm 27 për qind e të anketuarve në sondazh donin që ai të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit, ndërsa 66 për qind mendonin se ai duhet të largohej, raporton AlJazeera.

Edhe mes votuesve për partitë në bllokun fetar të krahut të djathtë të Netanyahut, vetëm 53 për qind menduan se ai duhet të kandidojë përsëri.

Netanyahu po përballet me kritika të forta nga anëtarët e opozitës izraelite, anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit të tij dhe publikut izraelit lidhur me mënyrën se si e ka trajtuar luftën në Gaza dhe negociatave për armëpushim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?