SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Berisha: 11 Korriku beteja e përmbysjes së nar’koshtetit

Berisha: 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores. Betejën e përmbysjes së narkoshtetit!

Miq, këta nuk janë njerëz.
Të gjitha këto janë të denoncuara nga KLSH.
Por ato të gjitha janë hedhur në koshat e plehrave nga mafiozë, nga aksionerë kryesorë të Bursës së Vdekjes së shqiptarëve.
Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu.
Miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.
Shpresa e vetme janë qytetarët.
Në një vend ku nuk ka drejtësi, vepron revolta, vepron zemërimi.
Në një vend ku vidhet mbi jetën e njerëzve, ku vidhet ushqimi i fëmijëve, ilaçet e të sëmurëve nga qeveritarët, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë është zgjidhja.
Ndaj dhe 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores.
Betejën e përmbysjes së narkoshtetit.
Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.
Miqtë e mi, edhe njëherë këto zhvillime dramatike, këto të dhëna dramatike, duhet të jenë frymëzim për çdo shqiptar për t’u ngritur me guximin e tij dhe bërë drejtësinë ndaj këtyre kriminelëve që nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë mëshirë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të qeverisin më tej.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?