SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Trump poshtë’ron Biden në debatin e parë televiziv

ATLANTA – Një nga debatet presidenciale më dramatike në dekada u zhvillua gjatë më shumë se 90 minutave të enjten – dhe i la demokratët të tronditur.

Një president hezitues, i pasigurt dhe i ngjirur, pati shumë probleme në një përplasje që ai e kishte kërkuar në një përpjekje për të ndryshuar trajektoren e një fushate që dukej se po e humbiste ngushtë.

Ekipi i Biden-it shpresonte se një performancë e fortë do ta kthente presidentin më së pakti në pozita të barabarta. Por ndodhi e kundërta. Më pas, pati spekulime të reja nëse Biden do të zëvendësohej si kandidati demokrat.

Presidentët aktualë kanë pasur vështirësi në debatet e para të fushatave të tyre për rizgjedhje. Për shembull, sfiduesi i Partisë Republikane, Mitt Romney, shihej se po dilte në avantazh me Obamën në vitin 2012.

Por Obama ishte 51 vjeçe jo 81 në atë kohë. Dhe ai e mori veten në debatin e dytë. Por nuk do të ketë një debat të dytë Biden-Trump deri në shtator.

Vështirësitë e Biden-it ia lanë fushën të lirë Trump-it, pavarësisht se ish-presidenti shfaqi prirjet e tij të zakonshme hiperbolike dhe agresive.

Në këtë rast, për herë të parë, thuajse askush përtej mbështetëse më të thekur nuk kishte dyshime se kush ishin fituesit dhe humbësit kryesorë.

FITUESIT

Ish presidenti Trump

Trump fitoi sepse Biden humbi. Kjo është matematika brutale e një debati presidencial, një garë e natyrshme gladiatorësh. Nga këndvështrimi performues, Trump ishte shumë më i mprehtë dhe më energjik se Biden-i.

Ai gjithashtu i ktheu sulmet e mundshme në avantazhin e tij, si kur ai pretendoi se prirja e tij për të shkarkuar ish-anëtarët e administratës së tij ishte një gjë e mirë.

“Ky personi [Biden-i] nuk ka pushuar askënd”, tha Trump. “Ai duhet të kishte pushuar nga puna çdo ushtarak që ishte i përfshirë në shfaqjen horror [tërheqjen] të Afganistanit.”

Ai gjithashtu ia hodhi paq nga pyetjet më të vështira pa pothuajse asnjë reagim as nga Biden-i, as nga moderatorët e debatit, Dana Bash dhe Jake Tapper i CNN-it.

Për abortin, Trump u përpoq të pozicionohej si dikush që thjesht donte t’ia linte çështjen shteteve. I pyetur për trazirat e Kapitolit të 6 janarit të vitit 2021, ai foli për gjendjen e sigurisë kufitare dhe politikat tatimore në atë kohë.

Trump ishte dukshëm ambig kur u pyet nëse do të pranonte rezultatet e zgjedhjeve. Ai pretendoi se nuk bëri “asgjë të gabuar” pavarësisht dënimit të tij të fundit për 34 krime – dhe tri padive të tjera me të cilat përballet.

Megjithatë, me gjithë këtë, Trump dhe aleatët e tij do të jenë entuziastë me mënyrën se si shkoi debati. Ai largohet nga Atlanta me më shumë shanse për të fituar sërish Shtëpinë e Bardhë nga ç’ishte kur u ngjit në skenë.

Kandidatët alternativë demokratë

Është e vështirë të mbivlerësohet shkalla e panikut demokratik që u përhap në rrjetet sociale – dhe në SMS-të me gazetarët – brenda gjysmë ore nga fillimi i debatit.

Kjo tregon qartë shkallën e vështirësive të Biden-it saqë fjalët për zëvendësimin e presidentit si kandidati demokrat janë shtuar menjëherë. Asnjë kandidat tjetër i mundshëm nuk duket se gëzohet nga performanca e presidentit.

Por në biznesin brutal të politikës, e enjtja ishte një natë e mirë për figurat demokrate si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom – i cili ishte një prani e madhe në ekipin e presidentit – dhe guvernatori i Miçiganit Gretchen Whitmer.

Zëvendëspresidentja Harris, e cila u përball me një intervistë të ashpër me Anderson Cooper-in të CNN-it menjëherë pas debatit, është një mundësi tjetër, megjithëse ajo ka dobësitë e veta.

Ish-zonja e parë Michelle Obama është një kandidate ëndrrash për shumë demokratë – por fantazia nuk ka gjasa të bëhet realitet, duke pasur parasysh kundërshtimin e saj të fortë për kandidimin për presidente.

CNN

CNN arriti një sukses që siguroi debatin. Ka shumë pyetje në lidhje me sjelljen e moderatorëve, sidomos me rezervën e tyre në lidhje me kontrollin e fakteve. Pati gjithashtu një zhurmë mediatike për refuzimin e rrjetit për të lejuar një reporter të Shtëpisë së Bardhë në dhomën ku po zhvillohej debati. Por megjithatë, çdo rrjet që pret një debat shpreson se do të rrëmbejë faqet e para. Përplasja e së enjtes mbrëma e goditi pikërisht këtë pikë. Do të diskutohet për vite me radhë – dhe emri i CNN-it është këtu.

E PËRZIERË

Jake Tapper dhe Dana Bash

Qendra e vëmendjes është e pamëshirshme për çdo moderator në një debat presidencial. Tapper dhe Bash shmangën çdo moment të vetëm negativ dhe debati nuk u shndërrua kurrë në kaos. Por hezitimi i tyre për të marrë një linjë më të fortë ndaj pretendimeve të dyshimta ose të rreme, tërhoqi shumë kritika, përfshirë në rrjetet sociale.

“Do të doja që moderatorët e CNN-it të bënin më shumë kontroll të fakteve, duke i lënë audiencës të dijë kur thuhen gjëra që janë krejtësisht të rreme. Nuk jam i sigurt se si ndihmon që një platformë të transmetojë gënjeshtra të maskuara si fakte”, shkroi kolumnisti i New York Times, Nicholas Kristof në rrjetet sociale.

HUMBËSIT

Presidenti Biden

Gjithçka shkoi shumë keq për presidentin. Që në fillim, ai ishte dredhues dhe i paqartë. Ai pretendoi se e kishte kufizuar koston e insulinës për të moshuarit me 15 dollarë për injeksion, kur kufiri aktual është 35 dollarë në muaj.

Më pas erdhi momenti më i keq. Në një përgjigje që filloi me Biden-in duke ngatërruar milionerët dhe miliarderët, presidenti më pas u fut në pauza dhe inkoherencë të plotë.

Ishte e dhimbshme të shikohej, mbi të gjitha për mbështetësit e Biden-it. Dhe është e garantuar që do të rijepet në televizion, radio dhe rrjetet konservatore sociale për ditët në vijim.

Në raste të tjera, Biden lejonte që mundësitë e qarta t’i kalonin mes gishtash. Komentet e tij mbi abortin – ndoshta çështja më e fortë politike për partinë e tij – u davaritën në një përplasje konfuze për tre tremujorët e shtatzënisë. Një tentativë sulmi ndaj Trump-it për gjoja poshtërimin e veteranëve si “idiotë” dhe “humbës” u sfumua për shkak të mungesës së energjisë. Biden ndoshta u përmirësua – pak – me kalimin e kohës. Por dëmi ishte bërë. Një debat që kërkoi presidenti ishte kthyer në një katastrofë.

Faktet

Nuk ishte një natë e mirë për të vërtetën.

“Spin”-imi është praktikë standarde në debate. Por sasia e gënjeshtrave aktuale të thëna ishte befasuese. Trump tha se një “numër relativisht i vogël njerëzish” shkuan në Kapitol me 6 janar. Siç vuri në dukje një kontroll i fakteve të Associated Press, më shumë se 1400 njerëz janë akuzuar për krime të lidhura me 6 janarin dhe më shumë se 1000 janë shpallur fajtorë ose janë dënuar në gjyq.

Trump tha se Biden në të kaluarën kishte përdorur termin racist “super-grabitqarë”. Nuk ka asnjë provë që presidenti e ka përdorur ndonjëherë këtë frazë.

Sigurisht që kishte edhe hiperbolë.

Trump këmbënguli se ai mund t’i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës para se të merrte detyrën. Ai pretendoi se një tarifë universale prej 10 për qind mbi importet nuk do të rriste çmimet për konsumatorët amerikanë, një pohim me të cilin ekspertët ekonomikë nuk pajtohen.

Por keqdeklarimet dhe ekzagjerimet nuk ishin të gjitha nga Trump-i. Presidenti tha se sindikata e Patrullës Kufitare “më ka mbështetur, ka mbështetur qëndrimin tim”. Sindikata mbështeti një marrëveshje për sigurinë kufitare që edhe Biden-i e kërkoi në fillim të këtij viti. Por në rrjetet sociale doli se sindikata nuk e kishte mbështetur kurrë atë. Dhe siç u përmend më lart, Biden e katranosi përshkrimin e tij të një kufiri në çmimet e insulinës./The Hill – Syri.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?