SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Basha: Ne jemi demokratët euro-atlantikë, Rama tmerrohet prej nesh.

Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet nga moderatorja Eni Vasli se përse flet sikur i ka hyrë sot politikës, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në vend

Basha tha se ai përfaqëson demokratët euro-atlantikë, duke shtuar se Rama tmerrohet nga programi i grupimit të tij. Më tej, Basha deklaroi se ai kur ka mbajtur poste iu ka dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit dhe vizat.

Eni Vasili: Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës, pasi ju keni qenë ministër, keni mbajtur poste të larta në Shqipëri?

Lulzim Basha: Dinosaurët politikë duan të zhdukin programet e partive. Ne jemi demokratët euro-atlantikë, që Rama na ka kaq shumë tmerr. Iu kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat. Berisha ka thënë vetë se të kesh tre jetë, nuk bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Rama, Berisha, Meta janë politikanët e vjetër të Shqipërisë. Nuk jam bërë pjesë e lojërave politike.

Arion Sulo: 21 janari qenka i Berishës, e vizat qenkan tuat. Opozita u përça nga ty se përjashtove Berishën. Ti hoqe Berishën dhe fitoi Berisha, ai i fitoi demokratët.

Lulzim Basha: Unë i kam hyrë politikës me mision.

(Balkanweb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?