SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Zbardhen vendimet e grupit parlamentar të PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në selinë blu.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për vendimet që janë marrë gjatë kësaj mbledhje.

Më poshtë vendimet që janë marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD:

1. Ngritja e dy grupeve të punës nga Grupi Parlamentar i PD për këto çështje:

a. Intimidimi që po i bëhet administratës publike për të deklaruar anëtarësinë në PS dhe angazhimin mbi votimin e PS në zgjedhjet e ardhshme.

b. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të privatizimit të objekteve shtetërore, verifikimi i zbatimit të ligjit, nga ku raportohet se ka nisur privatizimi i objekteve shtetërore për ndërtim nga familjarë të deputetëve të PS apo individë të lidhur me pushtetin.

2. Përdorimin e këtyre mekanizmave të kontrollit parlamentar lidhur me këto çështje:

a. Mocion me Debat për abuzimin me fondet e BE për bujqësinë, që kanë sjell anulimin e fondeve të IPARD II dhe III, në vlerë totale 142 milion euro. Rezolutë e Kuvendit për marrjen e masave për këtë fenomen dhe kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për problematikat që janë evidentuar dhe mekanizmat mbrojtës ligjor që nevojiten për të përfituar edhe qytetarët shqiptar nga fondet e IPARD.

 b. Interpelancë Urgjente me Kryeministrin Edi Rama mbi emërimin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea si këshilltar i jashtëm i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Media rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

 c. Interpelancë Urgjente me Ministren e Shëndetësisë, lidhur me skandalin e zbuluar nga prokuroria në Spitalin Onkologjik, në QSUT. Fenomeni ka qenë disa herë i denoncuar nga opozita dhe media, Ministri i Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?