SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Agjensia në varësi të Ballukut, i ka dhënë 67 mijë euro një televizioni kombëtar për…

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Mimoza Hajdarmataj në një deklaratë për mediat ka denoncuar tenderat korruptiv  të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Hajdarmataj tha se, ministrja Balluku i ka dhënë 67 mijë euro një televizioni kombëtar, në tentativë për të joshur këtë media që mbështet Erion Veliajn.

Deklarata e anëtares së kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr) në korrik të vitit 2022, kohë kur drejtohej nga tashmë super-ministri Blendi Gonxhe, i ka dhënë 67 mijë euro mbështetje financiare një prej televizioneve kryesore kombëtare. Zyra e Marketingut e televizionit në fjalë nuk i ka dhënë një përgjigje interesit të treguar nga mediat lidhur me arsyet e kësaj ‘zemërgjerësie’ të Gonxhes.

‘Bamirësia’ për televizionin pro-qeveritar nuk është shpenzimi i vetëm, i pajustifikuar i DPSHTRR.

Vitet e fundit agjencia ka nisur një plan për të rikonstruktuar pjesën më të madhe të godinave të saj.

Në vjeshtën e 2023, DPSHTRR zhvilloi tenderin për të rikonstruktuar ndërtesën qendrore në kryeqytet për 7 milionë euro. Projekti i hartuar nga arkitekti italian, Stefano Boeri, dhe firma Son Engineering, parashikon një ndërtesë 7-katëshe me sipërfaqe 6.105 m2, bashkë me 39 vende parkimi. Kostoja e rikonstruksionit për metër katror llogaritet 1.146 euro. Kjo shifër është gati dy herë më e lartë sesa kostoja e ndërtesave civile në kryeqytet, të cilat kanë shpenzime shtesë të truallit dhe të taksave dhe 3 herë më e lartë se çmimi që ndërton Enti Kombëtar i Banesave.

Që nga viti 2020 agjencia, që ofron shërbimet e transportit rrugor, ka nisur rikonstruksionin e zyrave në Korçë, në Kukës, në Fier, në Berat dhe në Durrës; shpejt do të nisë rikonstruksionin në zyrën e Burrelit. Këshilli Drejtues ka miratuar 7.7 milionë euro për investime në ndërtim për vitin 2024. 8.7 milionë euro planifikohen për vitin e ardhshëm.

Për tre vite (2020-2023), janë shpenzuar 62 milionë euro për investime kapitale, përfshirë këtu edhe financimin e një piste moderne për garat me makina në qarkun e Elbasanit, Auto Moto Park. Pas kontraktimit të projektit nga një studio e huaj, u zhvillua një konkurs ndërkombëtar për të nisur punimet. Ndërsa punimet nisën, DPSHTRR hapi garën për të kryer studimin e fizibilitetit, procedurë, e cila bëhet përpara vendimit për të nisur investimin. Agjencia do të paguajë 146 mijë euro për firmën Net-Group, kompani e vendosur nën sekuestro me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se transferonte pará për llogari të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, tashmë në paraburgim, i akuzuar nga SPAK për korrupsion e pastrim parash.

Për këtë duhet një hetim serioz dhe i drejte. Për shkelje shumë më të vogla shqiptarë normal janë dënuar me vite burg apo me keq ende, kanë varur veten në qeli.

I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse të zgjohen nga gjumi dhe të mos e përdorin ligjin si ‘lëndë me zgjedhje’.

Ne fund vlen pyetja:

A është ‘bakshishi’ i DPSHTRR të Belinda Ballukut për televizionin kombëtar, përpjekje e rivales së Veliajt për ‘të joshur’ një prej televizioneve më të mëdha në vend, shumë i afërt me kryebashkiakun hajdut të Tiranës?

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?