SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, ndërron jetë polumbari

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në portin e Sarandës.

Dyshohet se në një anije ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili ka mbetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël, 100 metra nga Porti.

Në gomone kanë qenë dy persona, u transportua nga ambulanca për në spital por nuk arriti të mbijetonte.

Viktima me shtetësi të huaj ende nuk është identifikuar ndërsa hetimet do të zbardhin ngjarjen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?