SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

I thinjur dhe me flokë të rena/ Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK,

Ai shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Nuk dihet ende se përse është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për ta liruar.

Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit, Habilajt kultivuan kanabis sativa.

Por, për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri futi në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit 2022 SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove.

Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?