SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama publikon pamjet: Tuneli i Llogarasë hapet më 5 korrik 2024

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se tuneli i Llogarasë do të hapet më 5 korrik 2024.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë

Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?