SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Euro 2024, rumunët provokojnë Ukrainën, brohorisnin emrin e Putinit!

Sjellja e tifozëve të Rumanisë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe UEFA mund të hapë një hetim.

Ndërkohë, pas ndeshjes, portieri ukrainas kërkoi falje që u bë shkak i humbjes së ndeshjes.

Pas thirrjeve anti-shqiptare të tifozëve të Serbisë në ndeshjen kundër Anglisë , sot radha u takuan ultrasve rumunë. Gjatë ndeshjes së fituar 3-0 nga kombëtarja e tyre kundër Ukrainës, tifozët në tribunë ndjenë nevojën për të provokuar ukrainasit, duke i dedikuar thirrjet në mbështetje të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. Ndër “fajtorët” kryesorë të nokautit është sigurisht portieri ukrainas Andrij Lunin: në minutën e 29-të gaboi gjatë shkëputjes, duke ia kthyer topin anësorit rumun Dennis Man, i cili i shërbeu menjëherë kapitenit Nicolae Stanciu për golin 1-0. “Goli më i mirë i karrierës sime”, deklaroi lojtari i lindur në vitin 1993 pas ndeshjes.

Portieri Andrij Lunin
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?