SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Kreshnik Çollaku braktis Bashën: Rolet u ndërruan, për ata që isha “hero”, sot jam “tradhtari”

Deputeti Kreshnik Çollaku ka reaguar pas vendimit për të braktisur grupin e Lulzim Bashës dhe për t’iu bashkuar Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha, pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se për ata që dikur ishte “tradhtar” sot është “hero” dhe për ata që ishte dikur “hero” sot është “tradhtar”. Ai shkruan se që prej fillimisht ka qenë vetëm për bashkimin e demokratëve dhe kundër përçarjes apo ndarjes.

Deputeti demokrat shprehet se sot PD është e ndarë, por ai mban premtimin e dhënë. Ai shton më tej pyetjet se a është e gatshme që PD sot të mbajë palë që kanë mendim ndryshe, teksa bën me dije se së shpejti do të bëjë publike idetë dhe propozimin e tij.

Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD,pavaresisht shkalles dhe formes se perkeqesimit te tij,pavaresisht bindjes dhe mbeshtetjes time ndaj njeres pale apo tjetres..,ne cdo situate,ne cdo pozicion,ne cdo kohe ,kam kerkuar vetem nje gje, Bashkim te demokrateve,kam bere thirrje per te shmangur percarjen e me keq,Ndarjen e PD.

Per keto qendrime,ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero,qendrestare,demokrate i vertete”..,disa te tjere “peng,i shitur,tradhetar”.

Ne menyre tragjikomike ,per disa qe mbajne modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u nderruan.

Per ata qe dje isha “tradhetari” sot jam “heroi”,dhe per ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhetari”.

Ne fakt une nuk jam tradhetari por nuk jam as heroi,jam nje 19 vjecar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjynjezuar ne 2024 ,PD qe ne ate kohe themeluam me aq shprese.

Sot ka nje realitet te ri e te ndryshem ne PD.

Kontesti gjyqesor qe patem dha nje verdikt. Ne te gjithe patem premtuar se do ta njohim e respektojme.

Une jam nder ata qe dje,kam bere kete premtim.

Sot jam nje njeri qe po i qendroj fjales se dhene.

Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.

Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.

Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.

A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?

A mundet PD te mbaje brenda te njejtes sigel apo flamur ,individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar ?

Une kam idene dhe propozimin tim,te cilin shpejt do ta bej publike.

Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim nje dialog ose debat me cdo pale per kete ceshtje,qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozites ne Shqiperi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?