SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetStil/Jetë

Avokati Mëngjesi doli nga koma, mesazhi i ndjerë i motrës

Ditën e sotëm motra e avokatit Ida Mëngjesi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e të vëllait derisa “sytë e tij u zgjuan nga ajo ëndërr e keqe”.

Sipas saj këto ditë kaq të vështira, e kanë bërë atë të mësojë se nuk vlen asgjë sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore.

“Në emrin e vëllait tim të shtrenjte. Ne emër të prindërve te mi heronj. Në emër të Anxhelës së dashur dhe engjëjve tanë të bekuar, dhe me gjithë qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra çdo njërin prej jush, të njohur e të panjohur që e mbuluat Sokolin me një mburoje te papërshkruar dashurie njerëzore, derisa sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe.

Zoti ka mënyrat e tij për të na provuar ekzistencën e gjithëfuqishme, nëpërmjet mrekullive që bën herë pas here me njerëzit dhe ai do e ngrejë Sokolin në këmbë!

Në këto ditë të kobshme që kanë zgjatur si muaj kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!

Drita e qirinjve të ndezur në të katër anët e botës, drita e çdo lutjeje të pëshpëritur nga buzët e dridhura dhe drita e mirësisë qoftë me ju çdo çast dhe mbretëroftë e mira në jetën dhe në shpirtin tuaj! E mira nuk humbet”, shkruan motra e avokatit.

Familjarët njoftuan se mjekët e nxorën avokatin nga koma ditën e enjte. Ai ndodhet në një nga spitalet e Athinës, ku u dërgua me avion sanitar disa ditë pas ngjarjes, me kërkesë të familjarëve, që kërkuan trajtim të specializuar për të.

Avokati u godit me dorezë metalike nga tre persona. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj, pasi u vetëdorëzua dëshmoi para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë, Dritan Nano, i cili dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit, ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?