SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Berisha publikon kontratën e Ramës me ish-kryespiunin rumun, trafikant dro’ge

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar kontratën e Edi Ramës me Fabian Coldeo, ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik!

Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama.

Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre.

Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

Ps. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton ‘fajin e ka Saliu’, publikoi në fotografi në një konferencë ndërkombëtare siç tregojnë baxhet që Coldeo gjendet i ulur në radhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqipërinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?