SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Sherr me sende të forta në Shkodër, një 49-vjeçar dërgohet në spital

Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në Shkodër, në lagjen “Salo Halili”. Gjatë konflikti ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta një 49-vjeçar.

49-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?