SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Muçollari: Godina e Tatimeve do shembet për të ndërtuar kullë 40 katëshe

“Godina e Tatimeve do shembet për të ndërtuar kullë 40 katëshe”. Ky është denoncimi i Partisë Demokratike përmes anëtarit të Kryesisë, Grigels Muçollari.

Ai tha se vendimi për shembjen e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pranë stadiumit Dinamo, është në vazhdën e planit të miratuat tashmë nga qeveria për rrënimin e objekteve publike dhe shtetërore, për ta kthyer truallin e tyre në godina shumëkatëshe.

“Jemi këtu tek zyrat e Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve, pranë Stadiumit Dinamo. Kjo godinë pas meje, është në planet e Edi Ramës që të shembet, e kjo pronë ti jepet një privati për të bërë një kullë 40 katëshe ose më shumë. Ky vendim i Edi Ramës, pa asnjë konsultë, nuk i shërben aspak qytetit e qytetarëve. Përkundrazi, shton betonin dhe ngushton edhe më shumë hapësirat e përbashkëta”, tha ai.

Deklarata

Jemi këtu tek zyrat e Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve, pranë Stadiumit Dinamo.

Kjo godinë pas meje, është në planet e Edi Ramës që të shembet, e kjo pronë ti jepet një privati për të bërë një kullë 40 katëshe ose më shumë.

Ky vendim i Edi Ramës, pa asnjë konsultë, nuk i shërben aspak qytetit e qytetarëve. Përkundrazi, shton betonin dhe ngushton edhe më shumë hapësirat e përbashkëta.

Përveçse është një lulishte e munguar, nuk sjell asgjë për zgjidhjen e problemit të strehimit, që është një shqetësim i madh sot. Kjo pasi çmimet e këtyre kullave janë aq të larta, sa janë të paprekshme për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Ndaj, qëllimi i Ramës nuk është ky, por futja në ekonomi, pastrimi i një sasie tjetër të madhe të parave të pista.

Është e papranueshme nga ana tjetër që Edi Rama të sillet si pronar i këtyre godinave. Askush nuk e ka bërë Edi Ramën pronar. Këto janë prona publike dhe shtetërore, dhe janë ndërtuar me kontributin e shqiptarëve të gjithë atyre që kanë paguar taksa në këtë vend. Prona që janë ndërtuar nga puna dhe mundi i shqiptarëve.

Ky është një tjetër rast, kur Edi Rama rrit edhe më shumë klientelizmin dhe favorizimin, pra rrit korrupsionin në vend, që ndërkohë është në nivele alarmante. Ne e dimë mirë se këtu, që është një nga vendet më të shtrenjta në Tiranë, tek Komuna e Parisit, tek ATSH-ja dhe zona të tjera të çmuara, ku godinat shtetërore do të shemben, me siguri ato do të kthehen në prona të miqve të tij, të oligarkëve me të cilët ai prej 11 vitesh ndan pasurinë e vendit.

Qytetarët nuk duhet ta pranojnë një aferë të re nga kjo qeveri. Duhet reagim. Duhet kundërshtim. Nesër mblidhemi serish para Bashkisë dhe ngreme zerin ndaj korrupsionit dhe padrejtësive.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?