SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK.

Teksa futej në Prokurorinë e Posaçme, Meta akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.

“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…

Për çfarë jam thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.

“A e njeh Dumdumanin kush është? Dumdumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën,” theksoi kreu i PL.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?