SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Bogdani “bekon” Brojën dhe paralajmëron Italinë: Shqipëria mund t’ia dalë

Erjon Bogadani, ish sulmuesi i famshëm kuqezi, golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave me fanellën e Kombëtares, në një intervistë për mediat italiane, analizoi sfidën Itali-Shqipëri, duke e nisur komentin e tij pikërisht nga ky fakt, kush mund të thyejë rekordin e tij prej 18 golave të shënuar:

“Sot është Armando Broja, prototipi i sulmuesin modern. Është i ri, por ka shumë eksperiencë, ka luajtur për Chelsea-n, ka fituar shumë eksperiencë në Premier League, është shumë i zoti.

Çfarë i mungon Brojës për t’u ngjitur në këto nivele? Vazhdimësia. Ka qëndruar jashtë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve, por ka ende kohë për t’u rikuperuar. Ai mbron mirë topin, në duelin një kundër një është i fortë, driblues, është një lojtar i fortë”, u shpreh Bogdani duke u ndalur më pas te sfida Itali-Shqipëri:
Bb

“Është një ndeshje speciale për të gjithë vendin, unë do të jem në Dortmund për të bërë tifo për vendin tim. Unë jam prej 24 vitesh në Itali, bashkëshortja ime, fëmijët e mijë, janë italianë, e njohin pak Shqipërinë. Nëse do të qëndroja në shtëpi do ta gjeja veten mes tifozësh italianë. Mes këtyre përfaqësueseve ka një lidhje shumë të fortë.

Përse mund t’ia dalë Shqipëria? Sepse me Sylvinho-n janë rritur shumë, mposhtën Poloninë dhe Republikën Çeke gjatë fazës kualifikuese. Është një skuadër shumë kompakte, trajneri është treguar i zoti të mbajë ekipin të karikuar, kush futet nga stoli do të tregojë se sa vlen. Ata mbrohen në grup, kanë lojtarë me shumë fantazi që mund t’ia dalin edhe me goditje nga distanca. Janë një skuadër e kompletuar, kur zbresin në fushë e kupton që janë gjithnjë në maksimum”, theksoi Bogadi, duke u pyetur në fund edhe për Jasir Asanin:

Së fundmi me Shqipërinë i del gjithnjë. Është një lojtar i shpejtë me një goditje shumë të mirë. E njoh shumë mirë, më herët ka luajtur me Partizanin ku fitoi edhe kampionatin”, u shpreh Erjon Bogdani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?