SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Basha tregon kushtet e bashkëpunimit me Berishën

Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit, para se të niste seanca plenare në Kuvend.

Basha: T’jua heq njëherë e mirë nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal, disa i kam fituar për qytetarët shqiptarë, disa i kemi humbur, pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë, kur vjen puna tek reforma zgjedhore, nuk është për veten time për qytetarët meritojnë votën preferenciale, meritojnë t’i zgjedhin vetë deputetët e tyre.

Tani që janë të çliruar nga ankthi i vulës të shikojnë dhe t’i thërrasin mendjes të shikojnë se ku e kanë çuar kauzën e zgjedhjeve të lira me kalkulime të vogla dhe pazaret e vogla me Edi Ramën. Distancim me Edi Ramën do të bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën, kush bën pazare me Edi Ramën është i qartë vendimi i gjykatës, ndërsa kushti që unë kam bashkëpunim me këdo tjetër është distancim i qartë jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Ilir Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?