SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Milan në ndjekje të Brojës

Në Itali, mediat vijojnë të insistojnë në lidhje me negociatat Milan-Chelsea për transferimin e Brojës. Pas La Gazzetta Dello Sport, edhe Quotidiano Sportivo shkruan se Broja është prioritet kryesor nga stafi kuqezi, pasi sulmuesi shqiptar shihet edhe nga Fonseca si zëvendësuesi ideal i Olivier Giroud: Milan, Broja për sulmin, ishte titulli i QS.

Qs

Fillimisht, këtë javë, pritet të bëhet zyrtare emërimi i Fonseca-s në krye të “djallit”, për të vijuar më pas me projektin e tyre në tregun e transferimeve. Prioritet mbetet Zirkzee, por për holandezin ka një konkurrencë të madhe nga Premier League. Nuk do të jetë e lehtë edhe për të arritur te Broja, pasi për bomberin kuqezi mbetet të nxehta disa pista në Premier League.

Së fundmi në skenë është rikthyer edhe një herë fuqishëm Everton, madje sipas mediave angleze, Everton është gati të paguajë 30 milionë euro për të blerë kartonin e Brojës, ndryshe nga Milan që për momentin e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?