SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Berisha: Fitorja e partive simotra të PD, përcaktuese për të ardhmen e BE dhe Shqipërisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, lideri i opozitës Sali Berisha, e ka përshëndetur sot fitoren e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, zgjedhje që u zhvilluan në 27 vende të bllokut nga data 6-9 qershor 2024.

Në mesazhin e publikuar sot në Fb, tek njofton mbështetësit e tij në rrjetet sociale, Berisha shprehet:

“EPP përsëri në timonin e BE! Në zgjedhjet për Parlamentin Europian, qytetarët e vendeve anëtare të BE, votuan me shumicë partitë e qendrës së djathtë duke i rikonfirmuar grupit të PPE rolin udhëheqës të BE, Parlamentit dhe institucioneve të tjera të BE.

Në emër të Partisë Demokratike uroj partitë simotra, udhëheqjen e tyre për këtë fitore të merituar me rëndësi përcaktuese për të ardhmen e BE, por edhe të Shqipërisë në BE,” përfundon mesazhi.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?