Berisha: 17 vite nga vizita historike e presidentit Bush
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, përkujtoi sot 17-vjetorin e vizitës më të rëndësishme politike në Shqipëri, atë të presidentit amerikan, George W. Bush.
Gjatë kësaj vizite, Bush dha mesazhet më të rëndësishme për shqiptarët, atë për pavarësinë e Kosovës dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“17 vite më parë, vizita historike e Presidentit George W. Bush në Shqipëri me mesazhet e tij epike: “Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur”.
Mirënjohje dhe nderim për mikun e madh të kombit shqiptar!” shkruan Berisha.
Total 0 Votes
0
0

