SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizePolitike

Perse nuk gjejnë qetësi hajdutët e Himarës…

DEKLARATE PER SHTYP
Himare 06/06/2024
NJE SPJEGIM SE PERSE NUK GJEJNE QETESI HAJDUTET E HIMARES ….
Lajmi se Kryetarja e emeruar nga Keshilli Bashkiak Himare , Blerina Bala dha doreheqjen ( e detyruar nga Kryeministri ) ne fillimin e sezonit turistik dhe nxitimi per te emeruar ne vend te saj Arqilea Bollanon ish nen kryetarin e Bashkise te Jorgo Goros shenon kthimin e bandes se hajduteve ne krye te Bashkise Himare .
Ky kalim i pushtetit nga njeri humbes te tjetri ne kundershtim flagrant me Kushtetuten duke i mohuar fitimtarit ne zgjedhje mandatin politik per te qeverisur Bashkine Himare dhe keto kalime nga nje “Kryetar” i pa votuar te tjetri , humbes i certifikuar dhe dallaverazhi tenderash , eshte nje rekord i ri i paligjshmerise dhe qeverisjes autokratike qe eshte instaluar ne Shqiperi!
OMONIA Himare , sqaron opinionin publik dhe Himariotet se kjo bande hajdutesh e kallezuar ne SPAK disa muaj me pare nga Fredi Beleri per abuzime me miliona euro ne tenderat publike dhe financat e Bashkise Himare po tenton te kryeje vjedhjen e rradhes me ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve Himare , aseteve dhe burimet e ujit te Ujesjellesit Kuc- Kallarat -Bolene te cilat i kane kaluar nje “Shoqerie” te pa emer te krijuar ne kundershtim me ligjin duke i zhvatur popullit te Himares nje nga pasurite me te medha , qe eshte uji i pijshem , e duke ua dhene ne pronesi e administrim kujt te doje Kryeministri Rama .
I bejme me dije Opinionit Publik se kjo afere korruptive qe po detyron Kryetarin e Keshillit Bashkiak Himare Dhimiter Kapaj dhe dhe sekretaren e ketij Keshilli Helena Memushaj te falsifikojne haptazi , me firme dhe vule vendimet e Prefektit te Qarkut Vlore dhe Keshillit Bashkiak Himare per te ndjekur ne rruge ligjore penalisht dhe civilisht me qellim anullimin e marreveshjes – vjedhje nr 3252 date 13.07.2023 nenshkruar mes Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkise Himare te firmosur nga Jorgo Goro do te marre ndeshkimin e merituar shume shpejt si nga populli i Himares ashtu edhe nga drejtesia , sado e komanduar apo e manipuluar te jete .
Keshilltaret e pergjegjshem te ketij Keshilli Bashkiak , pa dallim partiak , duke u udhehequr nga ndjenja e detyres dhe pergjegjesia para popullit te Himares i jane drejtuar tashme organeve kompetente per te zbardhur kete afere qindra miliona euro e kryer ne dem te popullit te Himares .
Kalimi i ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve Himare , shoqeri aksionere , pa vullnetin dhe miratimin e Keshillit Bashkiak Himare , pa miratimin dhe konsesusin e banoreve vendas dhe pa kryer procedurat ligjore ne perputhje me ligjet ne fuqi eshte nje veper penale qe do te denoncohet publikisht , para organeve te drejtesise dhe ne cdo organizem nderkombetar si nje nderhyrje e pushtetit qendror dhe qeverise mafioze qe pasi vodhi zgjedhjet e lira dhe mandatin e Kryebashkiakut Beleri , po vjedh me ndihmen e sherbetoreve qe s pyesin per burg e ligj pasurite me te cmuara te Himares , tokat , ujin , plazhet !
I bejme thirrje SPAK , te hetoje sa me pare kallezimin e derguar per hetim nga Kryetari i Zgjedhur me vote Fredi Beleri per tenderat dhe lejet e ndertimit ne Bashkine Himare , me qellim kthimin e ligjshmerise ne kete Bashki , ndeshkimin e hajduteve qe po marrin grada dhe kthimin ne normalitet ne funksion te qeverisjes se pergjegjshme per qytetaret e banoret e Himares.
I kujtojme atij qe do te emerohet nga partia ne pushtet se nuk ka legjitimitet politik te qeverise Himaren dhe se banda e hajduteve ku ben pjese do te te lere ne balte se shpejti .
I kujtojme gjithashtu se Himara ka plot djem e vajza me integritet , te shkolluar e te ndershem qe do ti dalin dhe po i dalin perballe rregjimit dhe do tu tregojne vendin hajduteve !
Himara jeni ju !
Te gjithe te bashkuar per Himaren !
OMONIA HIMARE
Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti
Mund të jetë një imazh i ‎amë e biletës dhe ‎teksti që thotë "‎Bashkelidhur shkresa nr 445/1 date 14.05.2024 c Prefektit te Qarkut Vlore. KESHILLTARE Afrovita Dhimojani Coeeel Timoleo Gerdhuqi Fuat Mati Silva Burbo اصي 27 Lenica Kocani Ecovbur Thelleza Kokaveshi Miltiadh Prifti Ojuo Mиu 수선‎"‎‎
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?