SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Euro 2024, The Athletic: Nënvlerësojini shqiptarët dhe do të jeni në rrezik!

Speciale e The Athletic për Shqipërinë në Euro 2024

Në prag të Euro 2024, prestigjozia The Athletic është fokusuar në analizimin e çdo kombëtareje pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë (14 qershor-14 korrik).

Ndër të tjera, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë dhe kombëtares së shqiptarëve, për herë të dytë në histori në këtë turne madhor.

Kuqezinjtë siguruan kualifikimin pasi e mbyllën të parët me 15 pikë një grup me përfaqësuese të traditës si Polonia dhe Republika Çeke.

Trajneri

‘Sylvinho, ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit e Barcelonës, kualifikoi Shqipërinë në Europian. Braziliani e mbylli me futbollin e luajtur në 2010, pas një eksperience të shkurtër te Manchester City.

Më pas shpenzoi vitet më të mira të dekadës duke marrë përvojën si trajner te Cruzeiro, Sport Recife dhe Nautico në Brazil.

Gjithashtu shërbeu si asistent i Roberto Mancinit tek Interi dhe i Tites në kombëtaren e Brazilit.

Si trajner i parë, aventura e tij fillestare ishte me Lyonin në 2019.

Nuk shkoi shumë mirë, ai u shkarkua pas 141 ditësh, me skuadrën e pozicionuar në vendin e 14-të pas nëntë ndeshjesh.

Pas përvojës franceze, Sylvinho qëndroi nëntë muaj në Brazil. Te Corinthians, ekip të cilin e udhëhoqi drejt vendit të pestë. Por u shkarkua tri ndeshje pas nisjes së sezonit të ri.

Zgjedhja e logjikshme për karrierën e tij më pas ishte Shqipëria. Dhe pikërisht me kuqezinjtë braziliani po përjeton momentin më të mirë.

Ai mori drejtimin e kombëtares shqiptare përpara fillimit të eleminatoreve të Euro 2024 dhe e renditi në vendin e parë.

Para Republikës Çeke, Polonisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Ishte hera e parë që Shqipëria mbylli në vendin e parë një fushatë kualifikuese. Dhe e dyta herë që u kualifikua në Europian.

Rekordi i Sylvinhos prej 6 fitoresh në 12 ndeshjet e para e bëjnë trajnerin që i ka bërë nisjen më të mirë një eksperience menaxheriale me Shqipërinë.

Për udhëheqjen e Shqipërisë drejt Gjermanisë, Sylvinhos iu dha një nga nderimet më të larta të vendit: Dekorata e Artë e Shqiponjës.

Që ndahet për trimëri në luftë ose për akte të guximit qytetar në kohë paqeje.

Ai është i huaji i parë që merr këtë çmim! Dhe që atëherë i është dhënë shtetësia shqiptare. Kështu që ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Sylvinhos po shkon për mrekulli.

Jasir Asani

Një sulmues që dështoi të shënonte në 15 paraqitje për Kisvardan në ligën elitare të Hungarisë në 2022, mund të mos ishte emri që të mbush plot entuziazëm.

Apo një emër që pritej të dhuronte spektakël, por Jasir Asani ka kaluar 18 muaj të jashtëzakonshëm!

Në fillim të vitit 2023, ai e ndërroi Hungarinë me Korenë e Jugut, duke u bashkuar me Gwangju, ku pati një sezon mjaft të mirë.

7 gola në 30 ndeshje. Pothuajse në të njëjtën kohë, Sylvinho po kërkonte në mbarë globin për një sulmues të djathtë shqiptar, i cili gjuan me këmbën e majtë.

Një lojtar që mund të ishte një kërcënim në formacionin e tij 4-3-3.

Asani, për herë të parë në Kombëtare në moshën 27-vjeçare, debutimoi ndaj Polonisë.

Në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Ai i nisi nga minuta e parë të tetë ndeshjet kualifikuese.

Dha tri asistime dhe shënoi po kaq gola. Eurogola!

Nuk ka dyshim se ai është gjithashtu një talent i rrallë dhe i aftë për momente shkëlqimi.

Ekziston një përmbledhje në YouTube për të me titull ‘’Kur futbolli bëhet art’’.

Po e lejuat të futet në brendësi me të majtën e tij, mbrojtja juaj do të ketë probleme…

Pikat e forta

Një mbrojtje e fortë që pësoi vetëm katër gola në kualifikuese, e udhëhequr nga kapiteni i Atalantës, fitues i Europa League, Berat Gjimshiti.

Ka disa lojtarë me bazë italiane në skuadër, duke përfshirë mbrojtësin e djathtë të Lazios, Elseid Hysajn.

Mesfushorin qendror të Interit, Kristjan Asllanin, dhe Nedim Bajramin e Sassuolos. I cili ka për detyrë të jetë lidhja midis mesfushës dhe sulmit.

Ata kanë gjithashtu portierë të mirë. Sylvinho ka një vendim për të marrë mes portierit të Brentfordit, Thomas Strakoshës, dhe 35-vjeçarit të Empolit, Etrit Berishës.

Trajneri ka ndarë paraqitjet e tyre në mënyrë të barabartë; gjashtë për Strakoshën, po kaq për Berishën.

Shqipëria ka edhe mungesën e pritshmërisë, veçanërisht pasi u shortua në një grup ‘’ferri’’ së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Askush nuk pret asgjë dhe, le të jemi të sinqertë, Shqipëria cilësohet nga Italia, Spanja dhe Kroacia si ‘’ndeshja që duhet ta fitojmë patjetër’’.

Me këtë vjen një mentalitet ‘’underdog’’, që të jep më tepër shtysë për të shkaktuar surprizën. Dhe Shqipëria mund ta realizojë nëpërmjet disa prej lojtarëve të tyre, padyshim të talentuar.

Ata u morën katër pikë çekëve në kualifikuese (përfshirë një fitore të madhe 3-0 në shtëpi) dhe mundën Poloninë 2-0. Po në Tiranë.

Nënvlerësojini shqiptarët dhe do të jeni në rrezik…

Pikat e dobëta

Golat janë një çështje. Shqipëria shënoi vetëm 12 gola në eliminatore, dy më pak se shifra më e ulët e realizuar nga një fitues i grupit (Turqia).

Sylvinho ka qenë krejtësisht i pamëshirshëm në vendimin e tij për listën.

Nuk u përfshi sulmuesi i Konyasporit, Sokol Cikalleshi, golashënuesi i tretë më i mirë i Shqipërisë i të gjitha kohërave. Me 13 realizime.

Ai nisi si titullar shtatë nga tetë ndeshjet kualifikuese. Teksa deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja një ditë pas shpalljes së listës.

Gjithashtu u la jashtë Myrto Uzuni, autor i 11 golave për Granadën e rënë nga La Liga në sezonin që lamë pas.

Në vend të kësaj, barra e shënimit do të bie mbi sulmuesin e Chelseat, Armando Brojën.

23-vjecari dha sinjalin e duhur në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit, teksa hapi serinë e golave me finalizimin e minutës së 31-të.

Rey Manaj nuk luajti në kualifikuese, por sulmuesi, i cili ka luajtur me Interin, Barcelonën dhe Watfordin, ishte golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën turke sezonin e kaluar. 18 gola me Sivassporin.

Fakt interesant

Brazilianë dhe argjentinas te Shqipëria. Fituesi i Premier League me Manchester Cityn, Pablo Zabaleta, është ndihmësi i Sylvinhos. Edhe ish-mesfushori i Middlesbrough, Doriva, është gjithashtu në stafin teknik.

Sylvinho nuk është lojtari i parë i profilit të lartë që merr drejtimin e Shqipërisë.

Vitet e fundit, ata gjithashtu i besuan ish-mbrojtësit të Milanit, Real Madridit dhe Romës, Christian Panuccit.

Si edhe ish-mesfushorit të Ajaxit dhe Holandës, Arie Haan.

Pritshmëritë në shtëpi

Shqipëria renditet e 66-ta në botë, e dyta më e ulëta në turne. Vetëm përpara Gjeorgjisë, kështu që tifozët dinë të kenë pritshmërië të ulëta.

Por ata shpresojnë dhe endërrojnë për diçka të veçantë. Çdo fitore do të ishte dita më e madhe në historinë e futbollit shqiptar.

Sylvinho, është e kuptueshme që po mundohet ta ulë euforinë.

Duke patur parasysh kundërshtarët në grup. Dhe gjasat minimale për të avancuar në fazën me eliminim.

Nën presion? Jo, fare”, ta pret shkurt.

Më pas vijon: “Kundërshtarët tanë nuk luajnë për të kaluar grupin, por për të fituar trofeun.

Ne shkojmë për të treguar besimin tonë tek njëri-tjetri.

Dhe zemrën e shpirtin e ekipit. Kjo është ajo që ne duhet të shfaqim”.

/SuperSport

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?