SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Këlliçi në protestë: Nikolla mercenare e narkoshtetit, qeveria e lidhur me krimin

Belind Këlliçi e konsideroi kryeparlamentaren Lindita Nikollën si mercenare dhe ushtare e narkoshtetit, pas vendimit për të refuzuar mocionin me debat në lidhje me investigimet e publikuara nga RAI 3.

Ndëre të tjera, ai tha se kryeministri Edi Rama në 11 vite ka larguar nga Shqipëria 1 milion qytetarë, teksa u shpreh se beteja e opozitës nuk do të ndalet derisa të rrëzohet kjo qeveri.

“Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion me debat me kryebanditin dhe kreun e kartelit të drogës, Edi Rama. Lindita Nikolla, kjo mercenare dhe ushtare e narkoshtetit i ka hequr të drejtën opozitës për mocion me debat me kryeministrin dhe shpurën e tij. Ftojmë qytetarët që janë sot në protestë të vijojmë përballjen, parlamenti është i qytetarëve dhe jo i trafikantëve, i bëjmë thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët por të arrestojnë bandidët që janë në parlament dhe kryeministrin Rama. Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmua ato.

Qytetarë do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike. Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Edi Rama, ky individ që në 11 vite ka larguar 1 milionë shqiptarë e ka ndërsyer sot policinë e shtetit kundër qytetarëve. Edi Rama ke 11 vite që përzë qytetarët, ke 11 vite që kanabizon vendin. Ky është një regjim  i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. I takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Të nderuar policë hapni rrugën për qytetarët. Nuk keni përballë jush asnjë deputet të inkriminuar, asnjë ministër, ata i keni në qeveri. Bashkohuni me protestuesit.”, tha Këlliçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?