SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

VIDEO/ Plas grushti në parlamentin turk pas arrestimit të një kryebashkiaku

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në parlamentin turk të martën e 4 qershorit, ku nuk munguan as grushtet nga deputetët.

Këta të fundit duket se kanë pasur debate të vazhdueshme për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë në provincën e Hakiari, gjë që më pas ka sjellë kaos në parlament.

Mehmet Sidik Akis u arrestua nga policia ditën e hënë për lidhje të dyshuara me PKK-në, gjë që solli reagime të forta nga deputetët e DEM-it, të cilët protestuan përpara selisë.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë për Demokraci dhe Zhvillim (AKP) në pushtet reaguan duke thirrur “poshtë PKK”, e cila më pas solli incidente në parlament.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?