SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Komisioni Hetimor i TIMS/ Bardhi: Është konfirmuar, janë fshirë të dhënat për llogari të krimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se dje në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS është konfirmuar denoncimi i opozitës se nga sistemi TIMS janë fshirë të dhëna. Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Bardhi theksoi se të dhënat janë fshirë për llogari të krimit të organizuar.

“Ajo që ka thënë opozita, që sistemi TIMS keqpërdoret duke fshirë, plotësuar, e shtuar dhe ndryshuar të dhëna për llogari të krimit të organizuar, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS. Prandaj duan të mbyllin dyert e komisionit, sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për ti shërbyer grupeve kriminale. Kanë fshirë të dhëna sipas interesit të tyre, që ata të kalojnë dhe të arratisen. Dhe kur të nxjerrë urdhër më pas SPAK, ata të gjenden në Dubai apo në vende ku ekstradimi bëhet i vështirë. Kjo është qeveria e Edi Ramës, është projekt politik. Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar dhe më pas kërkon aleancë me to, i keqpërdor në zgjedhje, i vendos përballë qytetarëve dhe më pas vendos qeverinë në funksion të tyre”, tha Bardhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?