SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetEkonomi

Nafta bie nën 77 dollarë për fuçi, në Shqipëri vazhdon çmimi i lartë

Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i katër muajve, në seancën e mëparshme, pasi investitorët shqetësohen për rritjen e ofertës më vonë gjatë vitit, mes shenjave të dobësimit të kërkesës së SHBA.

Kontratat futures të naftës së papërpunuar Brent, ranë 1,14 cent, ose 1,5%, në 77,22 dollarë për fuçi. Brent, një ditë më parë, u mbyll nën 80 dollarë, për herë të parë, që nga 7 shkurti, pasi ra me më shumë se 3%.

Kontratat futures të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (West Texas Intermediate, WTI), u rritën 1.23 cent, ose 1.7%, në 72.99 dollarë për fuçi. WTI, një ditë më parë, ra me 3.6%, duke u vendosur pranë nivelit më të ulët në katër muaj.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, e udhëhequr nga Rusia, të njohur si OPEC +, ranë dakord të dielën, të zgjasin pjesën më të madhe të shkurtimeve të prodhimit të naftës, deri në vitin 2025, por lanë hapësirë ​​që shkurtimet vullnetare, nga tetë anëtarë, të zhbëheshin gradualisht duke filluar nga tetori.

“Reagimi i tregut, është dëshpërues për këdo, që prodhon naftë, dhe sjell gëzim të lartë, për konsumatorët,” tha Tamas Varga, nga kompania ndërmjetëse e naftës PVM.

Rritja e ofertës nga OPEC+, mund të hidhet në një treg, ku kërkesa ka treguar tashmë shenja dobësie.

Aktiviteti i prodhimit në SHBA, u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në maj, ndërsa shpenzimet e ndërtimit në prill, ranë papritur për një muaj të dytë, si pasojë e rënies së aktivitetit jorezidencial – që të dyja, mund të përkthehen në kërkesë më të dobët për naftë dhe karburant.

Shenjat e dobësimit të kërkesës, kanë ndikuar në çmimet e naftës në muajt e fundit, me të dhënat për konsumin e karburantit në SHBA në fokus. Çmimi mesatar i benzinës, në Shtetet e Bashkuara, ra me 5.8 cent për gallon, në 3.50 dollarë për gallon të hënën, sipas të dhënave të GasBuddy, raporton Reuters.

Por pavarësisht se çmimi i naftës është ulur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit pasi askush nuk mbron interesat e qytetarëve. Në vendin situata vazhdon të mbetet e njëjtë pasi askush nuk e ul çmimin e karburanteve kurse qytetarët janë të ‘detyruar’ që ta paguajnë shumë shtrenjt.

Sipas Global Petrol Price, që rendit çmimet e tregtimit të karburanteve me pakicë në gjithë botë, Shqipëria renditej një ndër vendet e para në botë që e shet më shtrenjt naftën për qytetarët e saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?