SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Këlliçi thirrje drejtorëve të “5D”: Bëhuni ‘pentito’ e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun

Belind Këlliçi ka njoftuar se protesta e radhës për dosjen “5D” do të mbahet më 10 qershor.

Ai i ka bërë thirrje drejtorëve të “5D” që të bëhen pendito dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën.

“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti.

Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj.
Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?