SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Investigimi i RAI3/ Rama: Ka ikur koha kur kryeministrat bënin të fortët këtu, e të menderosurit në botë

Pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se ky është një sulm mbi emrin dhe flamurin e shqiptarëve.

Rama shtoi se duke marrë shkas nga gojët e politikanëve shqiptarë u hodh baltë mbi Shqipërinë.

“Gjithë balta e eksportuar nga këtu në Itali dhe ekspozuar pa asnjë fakt dhe pa asnjë interes për publikun italian. Baltë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Shqipëria nuk është më ajo që ishte, por ata që janë mënuar të na trajtojnë si vend i botës së 3 nuk na e falin dot progresin.
E vetmja mënyrë që gjejnë në gojën e politikanë ve të paskrupuj ,është hidh baltë për të na pikturuar si trafikantë. Cënimi i gjysmë të vërtetave në gjuhë të huaj, është sulm mbi emrin nderin e flamurin tonë kombëtar. Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur”, Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?