SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Baton Haxhiu sulmon ashpër Ahmetajn: Njeri i poshtër, nuk duhet të denonconte Ramën

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në ‘SYRI TV’ për të folur mbi emisionin investigativ të RAI3 ka sulmuar ashpër ish zv.kryeministrin Arben ahmetajn.

Haxhiu është shprehur se Ahmetaj është njeriu më i poshtër që kam takuar në jetën time pasi sulmoi pabesisht Edi Ramën.

“Një kryeministër nuk duhet të japë intervistë me një gazetarë të tillë dhe ta sfidojë veten, por Rama është Rama.  Aty ka provuar që të mbrojë qeverinë dhe njerëzit e vet ashtu si ai di.

Arben Ahmetaj nuk e kam besuar se ka poshtërsi të tillë një njeri që ka qenë afër kryeministrit dhe shokut të tij. Poshtërsia e tij është se ai ishte këtu dhe ka punuar mbi ato kritere që sot po i shan dhe do të duhet ë kishte folur kur ishte këtu. Ai ka një karakter të dobët dhe më vjen keq që e kam takuar.

Njeri duhet të ballafaqohet këtu dhe jo nga Lugano e Zvicrës, ai nuk ka pasur guxim qytetar që të fliste ku iushte këtu për konceptin e kanalizimit, por edhe nëse është e vërtetë ai është i pabesueshëm.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?