SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Trump sulmon Sorosin dhe i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Gjykatës Supreme në SHBA që të ndërhyjë për rastin e tij.

Të enjten, një juri e shpalli atë fajtor për 34 akuza, ndërsa më 11 qershor pritet të jepet dënimi.

Vendimi vjen vetëm pak ditë përpara se republikanët ta zgjedhin formalisht Trump si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale.

Në një koment në median sociale, Trump sulmoi multimiliarderin majtist George Soros duke thënë se qëndron pas këtij vendimi.

Por ai tha se në këtë rast, Gjykata Supreme duhet të ndërhyjë me shpejtësi.

“Një prokuror i majtë radikal i mbështetur nga Sorosi, i cili kandidati me platformën se ‘unë do godas Trump-in’, duke raportuar përpara një gjykatësi të emëruar nga demokratët, që është thellësisht në konflikt interesi, do të marrin një vendim që përcakton të ardhmen e vendit tonë? Gjykata Supreme e SHBA duhet të vendosë,” shkruan Trump.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?