SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Basha shpalos nesër programin për zgjedhjet e 2025

Këtë të shtunë pritet prezantimi i programit të PD-së zyrtare për zgjedhjet e 2025 dhe do të bëhet në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Do të jetë një mbledhje jo më shumë se dy orë. Lulzim Basha do të mbajë fjalën hapëse dhe mbyllëse në ketë Kuvend, ku shkurtimisht do të tregojë objektivat e PD dhe vizionin për 2025-2029.

Pika kryesore e rendit të ditës është prezantimi i programit, që pritet të bëhet në mënyrë dinamike. Do të jenë rreth 25 prezantues që do të tregojnë shtyllat kryesore të programit.

Programi i PD zyrtare është konsultuar me CDU/CSU, kanë qenë partnerët gjermanë ata që kanë bërë ndryshimet e fundit para firmosjes nga Lulzim Basha dhe prezantimit në publik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?