SPRINT NEWS ALBANIA

Teknologji

Kina prezanton qenin robot, një makinë vrasëse

Gjatë provave ushtarake në Kamboxhia, ushtria kineze prezantoi një qen robot me një automatik në kurriz që e shndërron “mikun më të mirë të njeriut” në një makinë vrasëse.

“Mund të shërbejë si një pjesëtar i ri në operacionet ushtarake duke zëvendësuar njerëzit për të bërë vëzhgimet paraprake, të identifikojë armikun dhe të qëllojë shënjestrën”, shpjegon një ushtar i quajtur Chen Wei.

Videoja e filmuar gjatë ushtrimit “Dragoi i Artë” 2024 tregon qenin robot duke ecur, kërcyer, qëndruar shtrirë dhe duke lëvizur mbrapsht, i kontrolluar në distancë nga një operator. Në një moment, roboti udhëheq një njësi drejt një ndërtese të simuluar.

Në një pjesë të videos, shihet edhe një pushkë automatike e montuar nën një dron me 6 rotorë që demonstron atë që quhet “varieteti i pajisjeve inteligjente të pakomanduara” të Kinës.

 

 

Përdorimi i robotëve qen në ushtri dhe dronëve të vegjël ajrorë nuk është diçka e re. Një video e publikuar vitin e shkuar prezantoi ushtrinë e qenve elektronikë në një ushtrim të përbashkët me Kamboxhian, Laosin, Malajzinë, Tajlandën dhe Vietnamin që u realizua në muajin nëntor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?