SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Identifikohet njëri prej agresorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta. Më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë njërin prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur si dhe ka kryer kontrolle në banesën e tij.

Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?