SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Goditet me levë në kokë nga persona të panjohur avokati i Berishës

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është goditur me levë.

Dhunohet nga disa persona Sokol Mëngjesi, avokati i Sali Berishës

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?