SPRINT NEWS ALBANIA

BotaStil/Jetë

Po realizonte një fotosesion, modelja goditet për vdekje nga treni!

Një modele 30-vjeçare ka vdekur në vend pasi u godit nga një tren. Cinthya Nayeli Higareda Bermejo ishte duke pozuar për një fotosesion në momentin që u godit për vdekje nga treni.

Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj, por përfundoi duke qëndruar shumë afër binarëve. Si pasojë ajo vdiq në çast.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore, por mjekët konfirmuan vdekjen e Bermejo. Trupi i saj u hoq nga shinat për t’iu nënshtruar autopsisë përpara se t’i dorëzohej familjes së saj për varrim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?