SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Këlliçi, thirrje policëve bashkiakë: Rreshtohuni krah qytetarëve

Belind Këlliçi në protestën e nëntë qytetare që po mbahet kundër korrupsionit galopant në bashkinë e Tiranës dhe ku bëhet thirrje për largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi: Kjo godinë është sot skena më e madhe e e krimit në Shqipëri. një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon me bandën 5D, për të vjedhur, taksat tuaja, shkollat tuaja, të ardhmen tuaj.

Ju kishim dhënë fjalën se pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit do të bënim transparencë të plotë mbi atë masakër elektorale dhe financiare që ndodh çdo ditë ën qytetin e Tiranë dhe në të gjithë Shqipërisë.

Vetëm në këto muajt e fundit kemi shpalosur para jush, një skemë vjedhjeje të padëgjuar dhe të pahasur më parë. Deri tani kemi faktuar qytetarëve, por mbi të gjitha SPAK-ut, se si janë paguar 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston.

Kjo është një vjedhje e paprecedentë, e padëgjuar kurrë më parë, e pahasur kurrë.

Të nderuar anëtarë, të nderuar drejtues të Policisë së Shtetit, anëtarë të forcave të rendit. Ta keni të qartë se askush nga protestuesit nuk ka asnjë problem me ju. Përkundrazi, ne dalim në këtë betejë edhe për ju sepse një kapele juaj kushton pothuajse sa rroga juaj.

Policë bashkiakë! A e dini që drejtori juaj është biznesmen dhe nuk është shërbëtor i qytetarëve dhe i qytetit të Tiranës?! A e dini që Ermal Kapllanaj është një bandit, një hajdut, si gjithë hajdutët e bandës 5D?!

A e dini që në këtë godinë shkojnë hajdutë çdo ditë për të përvetësuar taksat e qytetarëve të Tiranës?! Ndaj ju bëj një ftesë publike, forcave të rendit, Policisë së Shtetit, Policisë bashkiake: rreshtohuni krah qytetarëve, ne po e bëjmë këtë betejë edhe për ju!”

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?