SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Vr’itet këngëtari pas përplasjes me armë! Tre persona mbeten të plagosur

Shkupi është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme, ku një persona është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë.

Si pasojë e përleshjes, këngëtari dhe blogeri shqiptar Amar Ismani ka mbetur i vrarë.

Lajmin për vdekjen e këngëtarit e kanë konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, familjarët e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, shkruajnë familjarët në Facebook.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?