SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot administratën në Milano

Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën.

 

Pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, kryeministri do të zhvillojë sot një tjetër takim, atë me bashkëatdhetarët në Itali.

Takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos.

Ky takim do të mbahet në një moment që ende vijojnë diskutimet për marrëveshjen mes Ramës dhe kryeministres Giorgia Meloni për emigrantët, e cila është kundërshtuar fort nga opozita në të dy vendet.

Rama ka paralajmëruar edhe takime të tjerë me diasporën shqiptare në të tjera shtete.

Gjatë takimit në Athinë, Piranjat arritën të zbulonin me video mijëra shqiptarë të administratës së Bashkive dhe drejtorive që ishin nisur me autobuza dhe makina private. Të shohim sa do jenë në takimin e sotëm në Milano ku për Sprint.al burime bëjnë me dije se janë marrë masa që të informohen pjesmarrsit të mos bien pre e gazetarëve dhe të mos tregojnë se nga vijnë nëse i pyesin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?