SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Motra e Giovanni Falcone flet për Euronews: Mesazhi im për gjyqtarët shqiptar…

Motra e gjyqtarit Italian që gjunjëzoi mafian në Itali, Maria Falcone ishte këtë të shtunë e ftuar në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania. Ajo tha se 23 majin e kujton gjithnjë si një ditë dhimbjeje por edhe si një simbol i shoqërisë që ndryshon për mirë.

“Për mua është një ditë kujtimi dhe dhimbjeje, por është edhe një ditë kur të gjithë mblidhen poshtë pemës simbolike të luftës së Giovannit por edhe i shoqërisë që ndryshon. Shumë gjëra kanë ndryshuar, sidomos këtu në Palermo, sepse shoqëria aktuale është më pjesëmarrëse”,-tha ajo.

Maria Falcone dha edhe një këshillë për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptar të cilët njësoj si Falcone, duan të luftojnë krimin.

“Unë u them atyre të besojnë te vlerat që besonte dhe Giovanni dhe Paolo Borsellino, te vlerat e demokracisë dhe te vlerat e saj si drejtësia, barazia dhe liria. Vlerat që kanë mbetur gjithmonë në të gjithë Europën, që prej revolucionit francez.

E pyetur nëse i duhen Shqipërisë njerëz si Giovanni Falcone ajo u përgjigj:

“Njerëz si Giovanni dhe si Paolo, i duhen në të gjitha kohët, çdo shteti”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?