SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, çfarë do të ndodhte nëse Netanyahu do të dënohej

Lufta po shpërthen në Lindjen e Mesme, si dhe në marrëdhëniet e SHBA-së me GJNP-në, por mund të ketë edhe pasoja në të ardhmen për Izraelin.

“Kërkesat e sotme për urdhër-arrest janë rezultat i një hetimi të pavarur dhe të paanshëm nga zyra ime,” tha prokurori Karim Khan në një deklaratë të gjatë të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh detyrimin tonë për të hetuar provat inkriminuese dhe shfajësuese, zyra ime ka punuar me zell për të ndarë pretendimet nga faktet dhe për të paraqitur konkluzione të matura të bazuara në prova”.

Kërkesa për urdhërarrestin duhet së pari të miratohen nga një panel prej tre gjyqtarësh përpara se të mund të zbatohen.

Nuk ka asnjë garanci se ata do të bien dakord për lëshimin e urdhrave.

“Prokuroria nuk është e paditur. Ata nuk do të ngatërroheshin në këtë fazë në një çështje kaq të rëndësishme që të gjithë po i kushtojnë vëmendje.

Kështu që unë mendoj se gjyqtarët do të bien dakord për urdhrat”, tha për Guardian Iva Vukusic, një eksperte ligjore në Universitetin e Utrecht.

Paneli prej tre anëtarësh do të jetë nën presion të madh, përfshirë nga SHBA dhe Izraeli. Rreth 12 senatorë i shkruajtën Khan në fillim të këtij muaji duke paralajmëruar zyrën e tij.

Netanyahu sulmoi Khan, duke e quajtur atë një “fyerje morale të përmasave historike”.

Pasojat e urdhrave

Çfarë do të ndodhë nëse GJNP lëshon urdhërat? Nëse ekstradohet, do ta vështirësonte udhëtimin e liderëve të Izraelit dhe Hamasit në vendet nën juridiksionin e GJNP-së.

Rreth 124 vende kanë nënshkruar Statutin e Romës, një traktat që u kërkon atyre të dorëzojnë personat me urdhër-arreste që shkelin në territorin e tyre.

Vendet nën juridiksionin e GJNP përfshijnë pjesën më të madhe të Hemisferës Perëndimore, me përjashtim të dukshëm të SHBA-së dhe Europën dhe Oqeaninë, si dhe pjesë të Afrikës dhe Azisë.

Masa do të ishte veçanërisht e rëndësishme për udhëheqësit izraelitë, të cilët udhëtojnë shpesh në kryeqytetet perëndimore që janë nën juridiksionin e GJNP-së.

Udhëheqësi i fundit botëror për të cilin u lëshua një urdhër arresti ishte presidenti rus Vladimir Putin, i cili u akuzua për orkestrimin e deportimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. Urdhri i arrestit e detyroi atë të anulonte një udhëtim në Afrikën e Jugut në korrik 2023.

Një urdhër-arresti do të kishte pak efekt në aftësinë e personelit ushtarak të Hamasit për të udhëtuar.

Ata besohet se fshihen në Gaza.

Megjithatë, një urdhër-arresti do të ishte më i ndërlikuar për Ismail Haniya, udhëheqësin politik të Hamasit me bazë në Katar, i cili do të duhet të rishqyrtojë takimet me liderët e tjerë arabë në rajon.

Megjithatë, vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përfshirë Katarin, nuk e kanë nënshkruar Statutin e Romës.

Khan tha në deklaratën e tij të hënën se mund të pasonin më shumë. Zyra e tij po heton akuzat për dhunë seksuale të kryera nga Hamasi dhe “bombardimet në shkallë të gjerë që ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë kaq shumë vdekje, lëndime dhe vuajtje civilësh në Gaza”.

Në rast të dënimit jo vetëm të Hamasit, por edhe të Izraelit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pasojat mund të jenë të shumëfishta. Siç theksojnë ekspertët në rrjetin arab Al Jazeera, çdo dënim do të intensifikojë izolimin ndërkombëtar të Izraelit, por gjithashtu do të heqë mundësinë e përfundimit të një forme marrëveshjeje për zgjidhjen e Lindjes së Mesme, si në një afat të shkurtër, për një armëpushim dhe në afatgjatë për zgjidhjen e çështjes së tij.

Sipas revistës TIME, çdo dënim i udhëheqjes izraelite mund të forcojë zërat ekstremistë brenda Izraelit, por gjithashtu të krijojë një ndarje më të madhe në marrëdhëniet e Uashingtonit me GJNP-në, për të cilën presidenti Joe Biden ka thënë se nuk ka juridiksion mbi konfliktin e Izraelit me Hamasin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?